TIRANË, 28 dhjetor/ATSH/ – Lojtari i “Atletiko Madridit” Lukas Hernandez ka pohuar se mund të largohet nga klubi për të shkuar në një tjetër klub të rëndësishëm në Europë, dukie mos dhënë shumë detaje.
Sipas “MARCA”-s ekipi i “Bajernit” të Mynihut është një nga klubet e interesuara për lojtarin, ku lojtari mund të zhvendoset drejt Bavarisë për një shumë prej 80 milionë eurosh, nëse arrihet marrëveshja e klauzolës.
“Janë shumë klube që më bëjnë që të ëndërroj, por nuk do t’ju them se cilat janë. Unë ndihem mirë në Madrid, por nëse një projekt do të më interesojë, unë do ta konsiderojë”, u shpreh lojtari për “le Figaro”.
Vitit 2018 për lojtarin ishte mjaft i mirë, pasi Lukas fitoi Kupën e Botës me përfaqësuesen franceze, por lojtari pohon se ai ndihet i lumtur që po jeton në Spanjë.
“Ndihem shumë i lumtur në Madrid. Të gjithë më kanë besuar për një kohë të gjatë këtu. Por në futboll ka shumë kërkesa të cilat duhen peshuar dhe konsideruar. Unë duhet të bëj zgjedhjen më të mirë për veten time, familjen dhe karrierën time”.
Mbrojtësi i “Atletikos” ka folur edhe për marrëdhënien mes tij dhe mesfushorit Antuan Grizman.

“Ai më flet dhe më orienton vazhdimisht, duke më ndihmuar edhe në momentin kur duhet të zgjidhja që të luaja për Spanjën ose Francën. Ai më bëri të mendoja, duke ndryshuar gjithçka. Nëse Antuan nuk do të ishte aty, do të kisha humbur vetveten”, u shpreh ai. /MARCA/e.caushi/








