XHAKARTA, 26 dhjetor /ATSH-DPA/ – Numri i viktimave nga cunami që pasoi një seri shpërthimesh vullkanike në Sunda Strait të Indonezisë ka arritur në 430 persona, ndërsa 159 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Gjithashtu 1 495 persona kanë pësuar lëndime dhe 21 991 persona janë shpërngulur nga kjo fatkeqësi.
Ekipet e shpëtimit po kërkojnë ende në zona të largëta me makineri të rënda të dislokuara për të hapur hyrjen në zonë për shkak të bllokimeve.
Cunami goditi zonat bregdetare në provincën Banten, në pjesën perëndimore të provincës Java dhe Lampung vetëm katër ditë përpara 14-vjetorit të cunamit të Oqeanit Indian, që shkaktoi më shumë se 200 000 viktima në provincën Aceh, më 26 dhjetor 2004./ /os/ a.jor.












