Ballina Flash

Atmosferë festash në Tepelenë, dhurata për të gjithë fëmijët jetimë

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ – Bashkia Telepenë në bashkëpunim me fondacionin “Zemra e nënës” për fëmijët jetimë organizuan sot aktivitetin festiv ku morën pjesë dhjetëra fëmijë, ku u shpërndanë edhe qindra dhurata të përgatitura nga donatorë të ndryshëm.

Surprizë për fëmijët ishte takimi me një nga rreperët më të preferuar dhe të dashur, Noizin, i cili me kërkesën e Nën’ Liljanës (presidentja e fondacionit) Liljana Katiraj erdhi posaçërisht me helikopter nga Zvicra duke dhuruar një spektakël të jashtëzakonshëm për gjithë publikun.

Ky organizim u zhvillua në Pallatin e Sporteve nën një atmosferë të jashtëzakonshme, e sjellë nga artistët e njohur shqiptarë si: Era Rusi, Ylli Baka, Irini Qirjako ku përveç gëzimit dhe emocioneve u shpërndan rreth 400 pako me ushqime, veshmbathje ku 100 prej tyre shkuan për fëmijët në bashkinë Tepelenë…

Me këtë rast bashkia Tepelenë falënderon kontrubutin e paçmuar të kësaj Nëne, e cila i lehtëson sadopak dhimbjen dhe shton buzqeshjet e fëmijëve në nevojë në prag festash, për të cilët vijon të kujdeset tashmë, prej më se 20 vitesh.

Presidentja e fondacionit “Zemra e nënës” Liljana Katiraj u shpreh se: “Nuk ka deklaratë më krenare, të cilën mund ta bëjë njeriu sesa kur thotë: ‘Do të veproj në harmoni me ndërgjegjen time. Do të veproj në promocion me idetë, mendimet dhe krenarinë e një nëne të fortë dhe këmbëngulëse. Me krenari dhe ndërgjegje të pastër ecet në rrugëtimin e jetës'”. j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Ide për tryezë festive dhe të paharrueshme Krishtlindjeje
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Pandoro apo Panettone? Ministrja e Shëndetësisë në telashe!