TIRANË, 23 dhjetor/ATSH/ – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen e mikut të Kosovës, Paddy Ashdown, i cili për një dekadë udhëhoqi partinë Liberale Demokratike në Britani dhe kishte shërbyer si emisar i Qeverisë britanike gjatë luftës në Kosovë.
“Ashdown ishte një nga përkrahësit më të mëdhenj të intervenimit ushtarak të NATO-s në Kosovë dhe dëshmitar në Tribunalin e Hagës, kundër Millosheviçit. Ngushëllime të thella për familjen dhe miqtë e liberalit të madh, Ashdown”, shkruan Haradinaj./KosovaPress/e.caushi/























