Ballina Flash

Haradinaj telegram ngushëllimi për minatorët çekë

PRISHTINE, 22 dhjetor /ATSH/ -Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave që humbën jetën në minierën e CSM në Çeki.

Haradinaj shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet që humbën më të dashurit e tyre në këtë tragjedi si dhe lutjet e popullit të tij janë me minatorët.

“I prekur nga tragjedia ne Minierën CSM të Çekisë, u kam dërguar telegram ngushëllimi Kryeministrit të Republikës së Çekisë, Andrej Babiš dhe Kryeministrit të Polonisë Mateusz Morawiecki.

Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë familjet që humbën më të dashurit e tyre në këtë tragjedi.

Lutjet e popullit të Kosovës janë me të gjithë të prekurit nga ky aksident dhe solidarizohet me minatorët që pësuan lëndime, duke iu uruar shërim të shpejtë” tha Haradinaj./e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Shtatë në 10 persona blejnë produkte false për Krishtlindje
Artikulli tjetërFOTO/Restaurohet Kisha e Shën Thanasit, një tjetër itinerar kulti