Ballina Ekonomi

Festat e fundvitit, çmimet ruajnë qëndrueshmërinë

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/- Me afrimin e festave të fundvitit, çmimet e produkteve ushqimore ruajnë qëndrueshmëri.

Nga një vëzhgim në tregjet e kryeqytetit, rezulton se prodhimi i bollshëm ka frenuar  rritjen e çmimeve, që zakonisht shoqëron fruta-perimet gjatë fundit të muajit dhjetor.

Prodhimi vendas dominon tregun ndonëse nuk mungon dhe ai i importit që nuk konkurron për nivel çmimi atë të vendit, dhe që vazhdon të mbetet më i kërkuari nga konsumatorët.

Ndërkohë ministria e Bujqësisë bën të ditur se çmimet e prodhimeve bujqësore nuk kanë luhatje edhe në tregjet e tjera të vendit, madje në zonat me prodhim të lartë bujqësor çmimet mbajnë edhe nivelin më të ulët të shitjes. e.xh/j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBuxheti 2019 sipas institucioneve, kryeson Shëndetësia
Artikulli tjetër“Flight Network”: Gjiri i Gjipesë mes 50 plazheve më të bukura të botës