Ballina Flash

Parashikimi i motit, 21 dhjetor 2018

TIRANE, 21 dhjetor/ATSH/- Mbi territorin e vendit tonë pritet që sot të kalojë një front i ftohtë, i shoqëruar me masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura, i shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra.

Në zonën e Alpeve dhe në lartësitë mbi 1200 metra në Verilindje do të ketë reshje të dobta dëbore.

Sa i përket temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale për sot ato pritet të jenë:

Në zonat malore 0° deri 7°C

Në zonat e ulta 3° deri 16°C

Në zonat bregdetare 6° deri 17°C /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKuvendi rrëzon dekretin e Presidentit për buxhetin 2019
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 21/12/2018