Ballina Bota

SPANJË – Gjenden të vdekur 12 migrantë

MADRID, 20 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Të paktën 12 migrantë humbën jetën dhe 33 mbijetuan në detin Alboran jashtë brigjeve të Spanjës, njoftoi gazeta spanjolle ”El Pais”.

Anija ‘’Salvamento Maritimo’’ e një organizate shtetërore ndihmash, shpëtoi personat në bordin e varkës të vogël që kishte lënë Marokun më 18 dhjetor.

Fluksi i migrantëve drejt Italisë ka pësuar një rënie kohët e fundit, pas masave të autoriteteve vendase për mospranimin e anijeve, por ato kanë ndërruar trajektore duke zbritur në brigjet spanjolle./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRobert Redford vjen në kinematë europiane me filmin e fundit
Artikulli tjetërInformacioni online, konsultohen ndryshimet ligjore