TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/- Dy penalltitë e kërkuara nga “Torino” në derbin e fundit kundër “Juventusit” vazhdojnë të diskutohen.
Për këtë ka folur edhe ish-drejtuesi i bardhezinjve, Luciano Moggi, i cili ka thënë për radion “Crc” se: “Një penallti ishte e sigurt për ‘Torinon’, nuk ka dyshime. Unë nuk i kam thënë kurrë jo VAR-it, por kam thënë gjithmonë se është një sistem subjektiv, e menaxhuar nga njeriu”.
Moggi ka komentuar edhe deklaratat e presidentit të “Torinos”, Urbaino Cairo, i cili ka folur të hënën për një varësi psikologjike të arbitrave ndaj “Juventusit”.
“Varësia psikologjike ekziston dhe ka ekzistuar gjithmonë. Ka situata të caktuara ku mendon për varësi psikologjike, sepse nuk mund të ketë shpjegim tjetër”, ka thënë Moggi.
/gj.m/ /a.g/




















