Ballina Flash

Rrëshqitja e dherave, zhbllokohet rruga Ura e Leklit – Këlcyrë

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ – Rihapet rruga kombëtare Ura e Leklit – Këlcyrë në kilometrin e dhjetë, pasi mëngjesin e së martës kishte rrëshqitje të dherave në rrugë dhe aksi nuk ishte i lirë për automjetet.

Menjëherë pas njoftimit të policisë rrugore për rrëshqitjen e dherave në aksin rrugor Ura e Leklit – Këlcyrë km 10, Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me kontraktorin e mirëmbajtjes ndërhyri duke bërë të mundur pastrimin e aksit rrugor dhe qarkullimin normal të automjeteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të njoftojnë tek aplikacioni “Rruga Dixhitale” për çdo problem që vërejnë në rrugët e vendit. Menjëherë pas njoftimit do të vihen në punë Autoriteti Rrugor Shqiptar, por edhe firmat nënkontraktore për të zgjidhur çdo problem. /o.l/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Vlora-qyteti që po zgjohet”, Velaj dialog me të rinjtë
Artikulli tjetër6 milionë euro për tenderin e rojave, Rama: Rektorët janë për drejtimin akademik, jo për tendera