TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ – Drejtuesja e prokurorisë së Beratit, Eloida Goxhi ka dalë këtë të martë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në seancën dëgjimore, ku pritet të gjykohet në tri shtyllat e vlerësimit të Vetingut: për ligjshmërinë e pasurisë saj, si dhe verifikimin etik e profesional.
Prokurorja Goxhi ka dalë përballë trupës gjykuese të përbërë nga Xhensila Pine, Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu.
Mbi bazën e analizës së vlerësimit prokurorja Goxhi do të provojë ligjshmërinë e pasurisë saj, si dhe do i nënshtrohet verifikimit etik e profesional të saj.
Eloida Goxhi, në vitin 2010 ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës dhe e ka nisur fillimisht detyrën e saj në Prokurorinë e Durrësit, ndërsa në vitin 2010 ajo është emëruar në Prokurorinë e Beratit, ku aktualisht mban akoma pozicionin si drejtuese e Prokurorisë në këtë qytet.
/gj.mima/j.p/






















