TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ – Portugezi Hoze Murinjo shkarkohet nga drejtimi i klubit anglez “Manchester United” pas tre sezonesh.
Vendimi erdhi pas humbjes kundër “Liverpulit” me rezultatin 3-1. Portugezi përflitej që prej fillimit të sezonit se do të largohej nga “djajtë e kuq”. Mosmarrëveshjet me lojtarët, por edhe rezultatet e dobëta ndikuan në vendimarrjen e klubit anglez.
Lajmi u komunikua nga klubi rreth ores 10 e 46 minuta të te martës.
Gjithsesi Murinjon e ngushëllon fakti që nuk do të largohet duarbosh nga skuadra angleze. 55-vjeçari do të përfitojë plot 24 milionë sterlina dëmshpërblim, për shkak të prishjes të njëanshme të kontratës. Kujtojmë që portugezi rinovoi në janar të këtij viti, teksa kontrata e tij skadonte në vitin 2020.
Disfata ndaj “Liverpulit” i kushtoi shtrenjtë portugezit, i cili pagoi në një farë mënyrë startin më të dobët të “Djajve të Kuq” në 28 vitet e fundit të Premier Ligës. /o.l//j.p/












