Ballina Kosova

Pacolli: Urime ushtria më e re në botë

PRISHTINË, 14 dhjetor /ATSH/ – Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli uroi votimin e projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes.

“URIME USHTRIA MË E RE NË BOTË! Dita më e bukur e javës, ngjarja më e bukur e vitit. E gëzofshim Ushtrinë e Kosovës, të sapo votuar! Lavdi dëshmorëve! Zoti e bekoftë Kosovën dhe miqtë e saj”, u shpreh Pacolli.

Për këtë projektligj votuan 106 deputetë të pranishëm, një abstenim. /KosovaPress//e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakThaçi: Në ditën e votimit të ushtrisë, kujtojmë 20-vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit
Artikulli tjetërReshjet e dëborës, pastrohen akset, asnjë rrugë e bllokuar