Ballina Lajme nga Vendi

Klopp: Do të paguaja dyfishin për të blerë Alisson

TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/ – “Liverpulit” i ka mjaftuar fitorja 1-0 mbrëmë ndaj “Napolit” për të siguruar kualifikimin për në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve, falë një goli nga Mohamed Salah në pjesën e parë.

Megjithatë, në fund heroi ishte portieri brazilian Alisson Becker, i cili bëri një pritje fantastike ndaj Milik në minutat e fundit të takimit.

Për këtë arsye, trajneri Jurgen Klopp pas ndeshjes u ndal në mënyrë të veçantë te braziliani, i cili në verë kushtoi mbi 70 milionë euro.

“Portieri ynë ka bërë pritjen e sezonit”, deklaroi Klopp.

“Nuk kam ide se si e ka pritur atë top. Duhet t’i jemi falënderues Zotit që e kemi”.

“Po ta dija që është kaq i mirë, do të paguaja dyfishin për të. Mendoj se askush nuk ka pritur që ai do ta mbronte atë top në fund”, ka theksuar gjermani.

/gj.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTransparenca financiare, KQZ: Partitë t’i nënshtrohen ligjit
Artikulli tjetërKompanitë hungareze interes për sektorin e energjisë së rinovueshme në Shqipëri