Ballina Ekonomi

Festat e fundvitit – Çmimet e ushqimeve të qëndrueshme

TIRANË, 8 dhjetor /ATSH/- Çmimet e ushqimeve në tregjet e vendit janë të qëndrueshme, ndonëse konsumatorët kanë rritur fluksin e blerjeve për mallrat ushqimore, në prag të festave të fundvitit.

Në tregjet kryesore të fruta-perimeve, tek “Pazari i Ri” në kryeqytet dhe tregu “Agroushqimor” në periferi të Tiranës, që furnizojnë pikat e shitjes me pakicë, çmimet kanë ndryshime të papërfillshme.

Tregtarët shprehen se, prodhimet vendase vazhdojnë të shiten me çmime disi më të larta ndërsa produktet e importit kanë pësuar ulje.

Sipas tyre: “Prodhimet e sezonit janë drejt fundit, ndonëse produktet e vendit vijojnë të furnizojnë tregjet dhe për pasojë çmimet janë më më të larta se produktet e importit”. e.xh/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakINDI – Të paktën 13 të vdekur në një aksident rrugor 
Artikulli tjetërRruga “Ali Shefqeti” në Tiranë me rrjet të ri kanalizimesh