Ballina Bota

MUZIKË – ”Sympathy for the Devil” mbush 50 vjeç

LONDËR, 7 dhjetor /ATSH-ANSA/ – ”Sympathy for the Devil”, i konsideruar si hiti më makabër i ”Rolling Stones”, mbush 50 vjeç dhe shtypi britanik i kushton vëmendje duke kujtuar energjinë negative dhe ngjarjet e trishtuara që në vite i janë atribuar kësaj kënge, përfshirë një vrasje dhe një zjarrvënie.

Sipas ”Daily Mail”, Mick Jagger ishte frymëzuar të shkruante këtë këngë mefistofeliane nga mikesha e tij Marianne Faithfull, e cila e kishte bindur të lexonte romanin e Mihail Bulgakovit ”Mjeshtri dhe Margarita” ku protagonist është djalli.

Incizimi i kësaj kënge mbeti i pavdekshëm nga xhirimi i regjisorit francez Jean-Luc Godard, që vodhi titullin ”Sympathy for the Devil” për një dokumentar mbi ngjarjet revolucionare të 1968-ës.

Megjithatë gjatë xhirimit, në studio ra një zjarr që shkatërroi gjithçka, përveç regjistrimit të këngës, e cila mrekullisht i shpëtoi atij.

Kur grupi këndonte këngën nëpër koncerte  shpeshherë ndodhnin zënka masive dhe një herë, në Kaliforni, ndodhi edhe një vrasje, ku një punonjës i sigurisë vrau me thikë Meredith Hunter, një 18-vjeçare, e cila i ishte drejtuar skenës me një pistoletë në dorë.

Kjo këngë vazhdon të jetë ende sot një nga më të suksesshmet e ”Rolling Stones”./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” për peshëngritësin Briken Calja
Artikulli tjetërFilm dokumentar për Eposin e Kreshnikëve