Ballina Kulturë

FOTO/ Malësi e Madhe, biblioteka e shkollës pasurohet me libra të rinj

TIRANË, 7 dhjetor /ATSH/ – Bibliotekat publike dhe ato të shkollave po marrin një rëndësi të madhe nga Lëvizja Kombëtare për Lexim veçanërisht në qytetet periferike, ku edhe mundësitë financiare të prindërve për të blerë libra janë më të zbehta.

Kësaj lëvizje ju bashkua edhe shkolla 9-vjeçare “Abdyl Bajraktari” Koplik, Malësi e Madhe. Me këtë rast, fondi i bibliotekës së shkollës u pasurua me libra të rinj mundësuar nga Ministria e Kulturës.

Ministria e Kulturës synon që përtej sensibilizimit për rëndësinë e leximit e të kulturimit, sidomos tek fëmijët, të ndërhyjë dhe rregullojë në nivel ligjor e institucional politikat e Librit dhe kushtet për përhapjen e librit si vlerë.

Në këtë kornizë është hedhur në diskutim publik Ligji i ri për Librin, i cili parashikon ngritjen e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit; lehtësime fiskale për librin në formë tradicionale dhe elektronike dhe mekanizma lehtësues për bibliotekat në të gjithë vendin. /a.a/ a.g/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHaradinaj mbështet angazhimin e ri të EULEX
Artikulli tjetërBashkëpunimi rajonal nxit shkëmbimet tregtare dhe sigurinë