Ballina Lajme nga Vendi

Drejtësia për të miturit, MD marrëveshje me bashkinë Elbasan

TIRANË, 7 dhjetor/ATSH/ – Tashmë edhe Elbasani krijon kushtet e duhura për zbatimin e Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.

Marrëveshja e nënshkruar mes bashkisë së Elbasanit dhe Ministrisë së Drejtësisë shtron rrugën që të miturit në konflikt me ligjin t’i shmangen izolimit në burg, duke realizuar një Drejtësi miqësore për ta. Në ceremoninë e nënshkrimit zv.ministri i Drejtësisë, Toni Gogu theksoi përfshirjen aktive të punonjësve të njësive për mbrojtjen e fëmijëve, që në bashkëpunim me institucionet ligjzbatuese, por edhe me organizatat që veprojnë në qytetin e Elbasanit të mund të trajtojnë dhe sigurojnë shërbimet e duhura për trajtimin e të miturve në kontakt me ligjin. /e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOperacioni “FLEX” – Policia e Shtetit arreston katër persona
Artikulli tjetërFRANCË – Kapet në një port më shumë se 1,6 tonë kokainë