Ballina SPORT

FUTBOLL – Pele për Mesin: Krojf dhe Bekenbauer më të mirë

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ – Legjenda e futbollit brazilian, Pele ka shprehur konsideratën e tij për lojtarin argjentinas, Lionel Mesi, por nuk e ka cilësuar atë si një lojtar të kalibrit të Bekenbauer, Krojf, Maradona, të cilët sipas tij ishin shumë herë më lart.

Në një intervistë të dhënë për një gazetë braziliane, Pele u pyet rreth deklaratave të bëra nga Ksavi dhe Injesta, të cilët e vlerësuan Mesin si lojtarin më të mirë në botë.

Për të justifikuar këtë qëndrim Pele bëri një krahasim mes Maradonës dhe Mesit.

“Ka patur lojtarë më të mirë në futboll si, Krojf, Bekenbauer dhe Maradona të cilët kanë qenë më të mirë sesa ai. Mesi ka vetëm një stil driblimi dhe nuk drejtohet mirë. Ky është mendimi dhe shijet e mia rreth futbollit”, u shpreh ai. /e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTarifa për provimet, Rektori i UMT: E kërkuam dhe do e përcaktojmë ne
Artikulli tjetërNikolla: Bashke me universitetet ulim çmimin tavan