Ballina Bota

BOSNJE – Arrestohet gjenerali i dyshuar për krime lufte

SARAJEVË, 5 dhjetor /ATSH-ANSA/- Policia boshnjake ka arrestuar sot në Sarajevë gjeneralin mysliman në pension, Ramiz Drekoviç, me urdhër të zyrës së Prokurorit të Shtetit, pasi dyshohet për krime lufte kundër civilëve serbë, njoftoi agjencia boshnjake e lajmeve, Fena.

Sipas akuzave, në pranverën e vitit 1995 Drekoviç, në atë kohë komandant i trupave të ushtrisë, urdhëroi bombardimin kundër civilëve serbë të Kalinovikut, në të cilët u vra një djalë 15-vjeçar si dhe u plagosën disa të mitur dhe të rritur.

Në fillim të luftës në Bosnje (1992-95) Drekoviç u bë komandant i mbrojtjes së zonës së Bihacit dhe komandantit të parë të Korpusit të Pestë të Armatës. Në vitin 1994 ishte komandant në zonën e Hercegovinës./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVrasja e 18-vjeçarit në Greqi, MEPJ dënon ashpër gjuhën e urrejtjes
Artikulli tjetërAeroporti “Nënë Tereza”, rritet numri i udhëtarëve