TIRANË, 3 dhjetor/ATSH/ – Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka përshkruan dy vajza të cilat kanë guximin të bëhen pjesë e skuadrës së Forcave të Armatosura për shkatërrimin e armëve shpërthyese.
Ministrja shkruan: “Mirëmbrëma nga rreshter Ertugeta Bushi dhe tetar Teuta Kërtuka, 2 vajzat që kanë patur guximin të bëhen pjesë e skuadrës së Forcave të Armatosura për shkatërrimin e armëve shpërthyese. Ato shërbejnë prej disa muajsh në grup-batalionin e Prezencës së Përforcuar të Përparuar në Letoni”. /m.z/e.caushi/















