Ballina Lajme nga Vendi

Informimi për programin e ndihmës ekonomike, takime në Vlorë, Gjirokastër dhe Shkodër

TIRANË, 1 dhjetor /ATSH/ Fushata kombëtare për informimin e qytetarëve për programin e Ndihmës Ekonomike vijoi në Vlorë, Gjirokastër dhe Shkodër.

Në këto qytete u zhvilluan bashkëbisedime me qytetarët për mënyrën e aplikimit dhe riaplikimit në skemë, e cila ndryshe nga skema e vjetër, lejon aplikimin edhe në muajin pasardhës.

“Programi i ndihmës ekonomike po alternohet me programet e aftësimit profesional dhe punësimit, për riintegrimin social-ekonomik të familjeve me ndihmë ekonomike”, theksoi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInvestime strategjike për turizëm gjithëvjetor e zhvillim ekonomik
Artikulli tjetërBuxheti 2019, 2 miliardë lekë për rritjen e pagave