Ballina Bota

BRUKSEL – Mogherini: E shqetësuar për marrëveshjen e raketave INF

BRUKSEL, 20 nëntor /ATSH-ANSA/ –  Jam jashtëzakonish e shqetësuar pasi ne nuk duam që territori europian të kthehet në një fushë betejë për fuqitë e tjera, siç ka qenë në të kaluarën, dhe shpresojmë se ka ende vend për të shpëtuar marrëveshjen dhe për ta zbatuar atë,  theksoi përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federica Mogherini, pas mbërritjes në Këshillin e Mbrojtjes, për diskutime mbi traktatin dhe mbi raketat bërthamore me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi (INF), pas vendimit të SHBA për të dalë nga traktati.

Ministrat europianë do të diskutojnë mbi këtë temë edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Marrëveshjet duhet të zbatohen dhe nëse ka probleme, atëhere drejtimi i duhur është të këmbëngulim për zbatimin e tyre të plotë, në vend që të tërhiqemi. Pra, ne si BE shpresojmë se ka ende hapësirë për të forcuar aplikimin e saj, në vend që ta prishim marrëveshjen”, tha Mogherini./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Ndotja e ajrit në Nju Delhi shkurton 10 vite jetë
Artikulli tjetërFILIPINE – Vizitë e pazakontë e presidentit kinez Xi Jinping