TIRANË, 16 nëntor /ATSH/ – Granit Xhaka nuk e fsheh ëndrrën që ta përfundojë karrierën aty ku edhe e nisi, tek skuadra e Baselit.
28-vjeçari që është pjesë e “Arsenalit”, në një intervistë për mediat zvicerane ka thënë se kjo mund të ndodhë pasi ai të kalojë të 30-tat.
“Unë e kam filluar karrierën te ‘Basel’ dhe padyshim se ëndrra ime është që edhe ta përfundoj këtu. Për të qenë i sinqertë nuk planifikoj që menjëherë të kthehem, por pas disa vitesh”, ka thënë Xhaka.
“Do të ndiqja shembullin e Alex Frei, i cili pasi ka kaluar të 30-at është kthyer dhe ka ndihmuar ‘Baselin’ të fitonte disa tituj”. “Rikthimi mbetet një ëndërr që shpresoj të kthehet në realitet”, ka përfunduar ai.
/gj.m/ /a.g/











