Ballina Bota

SOFT NEWS – Robotët gati të pushtojnë… edicionet e lajmeve!

PEKIN, 9 nëntor /ATSH-AFP/ – Shpeshherë të kritikuar për mënyrën e të lexuarit si robotë të komunikatave të regjimit komunist, prezantuesit e televizionit kinez po përballen me konkurrencën e robotëve më natyralë se kurrë.

Duke e konsideruar si hera e parë në botë, agjencia Hsinhua prezantoi këtë javë një çift prezantuesish virtualë të revistave televizive duke iu bashkuar përpjekjeve të bëra nga Pekini për të inkurajuar teknologjitë e inteligjencës artificiale.

Njëri me kostum të zi, kravatë të kuqe, tjetri me xhaketë dhe kravatë gri, dy prezantuesit informatikë prezantojnë në ekran tekstin e futur në sistemin e tyre duke lëvizur buzët sipas tekstit të lajmit.

Njëri flet kinezisht, ndërsa tjetri anglisht./  /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDerbi argjentinas, “River Plejt”- “Boka Zhunior” një biletë 4 mijë euro
Artikulli tjetërFOTO/ Turizmi me kroçera dhe ndikimet në mjedisin urban