ZAGREB, 8 nëntor /ATSH-DPA/- Britania e Madhe ka ekstraduar manjatin kroat, Ivica Todoriç për t’u përballur me një proces të përvetësimit të pretenduar të miliona dollarëve, thekson shtypi vendas.
Ivica Todoriç fluturonte nga Londra, në një fluturim komercial drejt Zagrebit, dhe menjëherë u transferua në burg, çka i dha fund betejën së tij kundër ekstradimit.
Todoriç thuhet se ka përvetësuar shuma të mëdha parash nga ”Agrokor”, dikur kompania më e madhe private në Ballkan, duke i rritur borxhet kundrejt shtetit kroat në vlerën 6,9 miliardë dollarë.
Kompania ”Agrokor” kishte rreth 60 000 punonjës dhe një rrjet interesash në Kroaci dhe në rajon.
Në kulmin e saj, ajo përbënte 15 % të PBB-së së Kroacisë.
Pasi u bllokua nga kreditorët, Kroacia miratoi një ligj të veçantë dhe ”Agrokor” u vendos nën administrimin e kontrolluar nga shteti në prill 2017./ /os/ a.jor.













