Ballina Bota

MAKINA – BMW ul fitimet pas testeve të ndotjes

MYNIH, 7 nëntor /ATSH-DPA/ – Prodhuesi gjerman i automjeteve, BMW, ka regjistruar një rënie të fitimeve në tremujorin e tretë pas efekteve të futjes së testeve të reja të emisioneve në Evropë.

‘’Fitimet e kompanisë BMW u ulën me 26,8% nga e njëjta periudhë e vitit 2017 në 1,75 miliardë euro (dy miliardë dollarë), duke vënë në dukje efektet e një lufte tregtare midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës’’, theksoi kompania .

‘’Rënia e fitimeve ishte shumë më e lartë se sa pritej’’, theksuan analistët.

BMW ka vënë mënjanë një fond prej  679 milion eurosh, në rast se do të konstatohen dëme për sa i përket emisioneve të gazrave./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Lexoj, pra jam”, programi shkon në çerdhet e Gjirokastrës
Artikulli tjetërKombëtarja, Panuçi zbulon të zgjedhurit përballë Skocisë e Uellsit