Ballina Bota

Kupa e Botës 2030 në futboll në Ballkan?

Serbia, Bullgaria, Rumania dhe Greqia po shqyrtojnë organizimin e Kupës së Botës në futboll 2030, thanë kryeministrat e katër vendeve.

“Ishte presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ai që kishte këtë ide”, tha homologu u tij grek, Aleksis Cipras në qytetn bregdetar bullgar Varna.

“Ne do të shqyrtojmë mundësitë”, shtoi ai.

Nëse do të ketë një përpjekje zyrtare, atëhere kjo do të diskutohet gjatë muajve në vazhdim.

Deri tani, përpjekja me serioze për Kupën e Botës 2030 është një bashkim vendesh ku futen Uruguaji, Argjentina dhe Paraguaji./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak170 fotografi të Muzeut Marubi në ekspozitën “Rituali Fotografik” në Milano
Artikulli tjetërVlora dhe Dolji në Rumani, bashkëpunim në kuadër të programeve europiane