Ballina Lajme nga Vendi

Adele, ende më e pasura e artistëve anglezë nën 30 vjeç

TIRANË, 30 tetor/ATSH/- Me gati 170 milionë euro, Adele fiton, madje edhe për 2018, titullin e yllit më të pasur nën 30 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar.

Këngëtarja e Hello mban pozicionin e saj në krye të renditjes së hartuar nga revista “Heat” për të tretin vit radhazi. Ndërsa në vendin e dytë dhe të tretë renditen respektivisht Ed Sheeran dhe Daniel Radcliffe.

Përkundër profilit të ulët të mbajtur që nga fundi i turneut botëror verën e kaluar dhe asnjë album të ri të publikuar, Adele ishte po aq e aftë të mblidhte paratë: në vitin 2017 ajo mblodhi mbi 10 milionë euro nga shitjet rekord, ndërsa nga turnetë fitoi 47 milionë euro.

Ed Sheeran është ngjitur në vendin e dytë nga vendi i tretë në vitin 2017. Këngëtari 27-vjeçar ka rritur pasurinë e tij nga 65 milionë euro në vitin 2017 në 105 milionë në sajë të fitimeve të larta nga albumi i tij i tretë (6 milionë kopje të shitura dhe të numëruara) dhe shitja e biletave për turneun e tij botëror, që i dhanë atij mbi dy milionë euro.

Daniel Radcliffe arrin në vendin e tretë për herë të parë, me një pasuri prej rreth 97 milionë euro, shumica e të cilave janë mbledhur falë rolit të tij në sagën e “Harry Potter”.

Ndërsa këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora renditet në vendin e 17-të.

Kjo është lista e plotë e artistëve më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar;

1. Adele, 30 milionë euro,
2. Ed Sheeran, 27,
3. Daniel Radcliffe, 29,
4. Harry Styles, 24,
5. Emma Watson, 28,
6. Little Mix
7. Niall Horan, 25,
8. Louis Tomlinson, 26,
9. Liam Payne, 25,
10. Zayn Malik, 25,
11. Rupert Grint, 30,
12. Sam Smith, 26,
13. Aaron Taylor-Johnson, 28,
14. Cara Delevingne, 26,
15. Winston Marshall, 30,
16. Rita Ora, 27,
17. Jessie J, 30,
18. The xx
19. Jack Whitehall, 30,
20. Nicholas Hoult, 28

/k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFoto/ Së shpejti, Parkut të Madh të Liqenit i shtohet pista e kërcimit së gjati
Artikulli tjetër15 kandidatë për tre vende vakante në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë