TIRANE, 29 tetor/ATSH/ – Moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura në pjesën më të madhe të vendit si dhe intervale të shkurtra me diell në zonën e Jugut.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, parashikohen reshje shiu të herëpashershme dhe të vazhdueshme me intensitet mesatar në Veriperëndim. Herëpashere reshjet shoqërohen në këto zona dhe me shtrëngata dhe rrufe. Në pjesën tjetër të zonës së Veriut dhe në zonën e Qendrës, parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në formën e pikave.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jug me shpejtësi 2-28 m/sek, erë intensive dhe me rrahje përgjatë vijës bregdetare dhe zonat e ulëta pranë tyre. Valëzimi në det i forcës 5-6 ballë, me lartësi vale 2.6-4.0 metra.
Temperaturat parashikohen me rritje në të dyja ekstremet për shkak të rrymave jugore:
| QYTETET | Temperaturat në °C |
| Shkodër | 19/26 re shi rrufe |
| Kukës | 17/26 re shi |
| Lezhë | 15/26 re shi rrufe |
| Dibër | 13/26 re shi |
| Durrës | 16/27 re shi |
| Tiranë | 19/28 re shi i dobët |
| Elbasan | 18/27 re shi i dobët |
| Berat | 16/28 re |
| Vlorë | 19/26 re |
| Korcë | 12/23 re |
| Gjirokastër | 16/28 re |
| Sarandë | 18/27 re |
/a.g/





















