Ballina Kulturë

FOTO/ Busti i Skënderbeut, tashmë edhe në Rumani

TIRANË,29 tetor /ATSH/ – Busti i heroit tonë kombëtar, Skënderbeut tashmë qëndron edhe në bulevardin ‘Nicolae Iorga’ të qytetit Krajova të Rumanisë. Një grup deputetësh, me iniciativë të deputetit të Partisë Socialiste, Fate Velaj, ishin të pranishëm në ceremoninë e përurimit të bustit të heroit.

Në fjalën e tij të rastit, deputeti Fate Velaj falënderoi autoritetet rumune për bashkëpunimin për realizimin e kësaj nisme dhe nënvizoi se Skënderbeu ishte mbrojtësi më i mirë i vlerave të qytetërimit europian.

Po ashtu ai u bëri thirrje autoriteteve rumune që të njohin Pavarësinë e Kosovës. Me nismën e deputetit Velaj, u realizua binjakëzimi i bashkisë dhe i Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës me atë të Krajovës.

Në këto veprimtari të përbashkëta shqiptaro-rumune morën pjesë edhe deputetë të Kuvendit si edhe autoritete drejtuese të qarkut, bashkisë dhe Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës./a.a/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSTOKHOLM – Suedia ende pa qeveri, tetë javë pas zgjedhjeve
Artikulli tjetërGREQI – Zakinthos zhvendoset… tri centimetra!