Ballina Aktualitet

Pranohet kërkesa e Ballës, shqyrtohet sot dekreti për “Teatrin”

TIRANE, 25 tetor/ATSH/- Dekreti i Presidentit Meta për Teatrin e ri është përfshirë në rend të ditës në seancën e sotme parlamentare për shqyrtim dhe votim.

Pas përfundimit të listës së diskutantëve për ligjin për parandalimin e pijeve energjike për personat nën 18 vjeç, Parlamenti votoi për kërkesën e kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla për përfshirjen e dekretit në seancë plenare.

73 deputetë votuan pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim për futjen në rend dite të pr/ligjit për Teatrin e ri. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSTRASBURG – Oleg Sentsov merr çmimin ”Saharov”
Artikulli tjetërParku natyror i Zagorisë tërheq turistët e huaj