TIRANË, 21 tetor/ ATSH- A. Fortuzi/ – Platforma e Bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” është një platformë e hapur komunikimi dhe ndërveprimi e qeverisë me qytetarët. Platforma shërben për të dëgjuar dhe zgjidhur problematikat e qytetarëve lidhur me shërbimet në zyrat shtetërore, duke mundësuar ndikimin e qytetarëve mbi politikat qeverisëse.
Në total numri i ankesave të regjistruara në këtë platformë është 20 737, nga të cilat 19 631 janë të përfunduara. Në nivel lokal, numërohen 3 467 ankesa totale, teksa 3 053 janë të përfunduara.
Nga kjo platformë sipas shifrave të publikuara nga qeveria, rezulton se janë 18 raste të spikatura sukses, nga ku 5 raste lidhen me Ministrinë e Drejtësisë, 5 raste nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë, 4 raste janë nga Ministria e Mbrojtjes. Nga 1 rast suksesi kanë patur: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Ministria e Arsimit dhe Sportit e Rinisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. 61 247 është numri total i logineve dhe 11 302 janë numri total i regjistrimeve të reja./e.caushi/























