Arrestohet i kërkuari nga Interpool në Qafë-Thanë

TIRANË, 21 tetor/ ATSH- A. Fortuzi/ – Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Rrëmbim personi”.

Specialistët e Seksionit për trafikun e paligjshëm në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit në kërkim ndërkombëtar: M.H, 44 vjeç, banues në fshatin Dobroshtë-Tetovë, (Maqedoni).

Arrestimi i tij u bë në hyrje të pikës së kalimit kufitar, Qafë – Thanë, sepse gjatë verifikimit të dokumentacionit në sistem, shtetasi i mësipërm rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Monzës në Itali, me vendim penal nr 316/2001 E.S datë 04.06.2001, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzim Prostitucioni” dhe “Rrëmbim personi” parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Për veprime të mëtejshme, u njoftua ZQK Interpol Tirana me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./e.caushi/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.