TIRANË, 15 tetor /ATSH/ Për shkak të remontit të planifikuar nga OSHEE në nënstacionin Komsi në datën 16 tetor, do të ketë stakim të energjisë gjatë intervalit kohor 09:00-12:00. Pa energji do të mbeten: bashkia Burrel, pjesërisht, lagjet Pjetër Budi, Lagjia e Re, Spitali, Burgu, S.M.T, Frigoriferi, Gjollogjia, lagjia Drita.
/m.z//r.e/











