Ballina Lajme nga Vendi

Meghan Markle në pritje të ëmbël

TIRANË, 15 tetor/ATSH/- Meghan Markle është në pritje të ëmbël. Më në fund lajmi i shumëpritur ka mbërritur nga Kensington Palace pikërisht kur dukët e Sussex kanë mbërritur në Australi për turin e parë mbretëror përtej oqeanit.

Princi Harry dhe Meghan kanë vendosur të lajmërojnë ngjarjen pas martesës së Eugenia të York (ndoshta për mos ti vjedhur skenën) .Çifti mbërriti në Sydney duke u mbajtur për dore; ajo buzëqesh dhe duke mbajtur në dorë një sërë dosjesh përpara barkut.

Pardesyja e kaltër që e fshehu mirë gjatë martesës së Eugenia të York, kishte rritur thashethemet rreth një shtatzanie të mundshme, thashetheme që kishin ndjekur njëri-tjetrin për disa javë.

Tani konfirmimi zyrtar vjen nga në profil social i shtëpisë mbretërore angleze. Për pesëmbëdhjetë ditë Meghan dhe Harry do të udhëtojnë në njëmbëdhjetë etapa me 76 ngjarje të planifikuara. Sytë do të jenë të gjithë në barkun e aktores 37-vjeçare amerikane…/k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPortalet online me nipt brenda 72 orësh, ose do të mbyllen
Artikulli tjetërHaradinaj pret tenorin me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj