Ballina Lajme nga Vendi

Shërbime të veçanta ndaj komuniteteve në nevojë

TIRANË, 12 tetor /ATSH/ – Sot përfundoi trajnimi treditor që u zhvillua në Durrës për stafin profesionist të Qendrave të Zhvillimit me bazë komunitare të bashkive Bulqizë, Lushnje, Pogradec, Sarandë e Shijak, organizuar në kuadër të projektit ‘Leave No One Behind/Askush të Mos Mbetet Pas’ të zbatuar nga PNUD dhe agjenci të tjera të OKB-së, me mbështetje financiare të qeverisë shqiptare asaj zviceriane.

Janë 32 specialistë, psikologë, punonjës socialë, logopedistë, fizioterapistë e mësues, përforcuan njohuritë dhe aftesitë praktike të tyre mbi punën specifike dhe shërbimet që duhet të bëjnë me prindin e fëmijës me aftësi të kufizuara intelektuale, përfshirë fëmijët me autizëm.

Ky aktivitet që është pjesë e serisë së ndërhyrjeve për ngritje kapacitetesh të këtyre qendrave, kombinoi trajnimin tradicional të pjesëmarrësve me ekspozimin e tyre ndaj praktikave të mira, gjë që u realizua përmes vizitës në Qendrën Komunitare të bashkisë Shijak. 

/e.xh/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMema zhvillon stërvitjen e parë me skuadrën bardheblu
Artikulli tjetërXhafaj përgënjeshtron deklaratën e Bashës, publikon statistikat