BUKURESHT, 8 tetor /ATSH-ANSA/ – Referendumi i së shtunës dhe i së dielës për martesat homoseksuale në Rumani dështoi, pasi pjesëmarrja ishte vetëm 20,41%, sipas Komisionit Zgjedhor.
Për vlefshmërinë e referendumit duhej një pjesëmarrje prej së paku 30% e atyre që kanë të drejtë vote.
Megjithëse qeveria u përpoq të siguronte pjesëmarrjen në votim duke lejuar referendumin për dy ditë dhe pavarësisht përfshirjes masive të Kishës Ortodokse, të drejtuar nga i njëjti patriark, Daniel, rumunët e kanë braktisur duke e bërë kështu të pavlefshëm referendumin.
Ky rezultat ishte shumë i mirëpritur për LGBT-në, e cila kishte bërë thirrje për një bojkot dhe që kishte frikë nga një forcim i diskriminimit tashmë të fortë në shoqërinë rumune./ /os/ a.jor.













