TIRANË, 28 shtator/ATSH/ – Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet fillimisht i kthjellët dhe me shtim gradual të vranësirave, deri të dendura, duke nisur nga zona e Jugut, për t’u shtrirë edhe në pjesën tjetër të territorit.
Reshje shiu me intensitet të ulët në zonën e Jugut prej orëve të pasdites deri në ato të mbrëmjes vonë. Era me drejtim Verilindje-Veriperëndim 2-18m/s. Erë me rrahje përgjatë vijës bregdetare. Deti i forcës 3-4 ballë, me lartësi vale 1.8-2.2 metra.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C |
| Shkodër | 11/24 diell re |
| Kukës | 11/22 diell re |
| Lezhë | 15/25 diell re |
| Dibër | 6/22 diell re |
| Durrës | 12/26 diell re |
| Tiranë | 12/26 diell re |
| Elbasan | 11/24 diell re |
| Berat | 10/25 diell re |
| Vlorë | 15/25 diell re |
| Korcë | 8/18 diell re shi |
| Gjirokastër | 10/24 diell re shi |
| Sarandë | 10/25 diell re shi |











