Gratë demokrate protestojnë në 1 tetor kundër dhunës

TIRANË,28 shtator /ATSH- I. Vata/ – Gratë demokrate do të protestojnë më 1 tetor para Kryeministrisë për t’i thënë ndal dhunës.

Në një njoftim nga zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa thuhet se: “Ditën e hënë dt. 1 tetor, ora 17:30 përpara Kryeministrisë do të protestojmë, sepse gratë po dhunohen, po vriten, po torturohen! Ndërkohë që ne heshtim, dhuna rritet! Ndërkohe që ne heshtim, një vajze dhunohet, nje grua vritet, një vajzë përdhunohet, një polic kërcënohet”.

“Krimi që nuk dënohet, rikthehet! Rikthehet dhe herën tjetër mund ta ketë rradhën çdo kush prej nesh! Të hënën para Kryeministrisë merr me vete një letër, shkruaj fjalën tende, trego që nuk do të heshtësh, sepse sot dhunohet një grua, nesër dhunohet një fëmijë, herën tjetër mund ta kesh rradhën ti!” – thuhet në thirrjen e PD-së.  /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.