Ballina SPORT

“Juventus” e “PSG” nuk ndalen

TIRANË, 24 shtator/ATSH- A. Fortuzi/- “Juventus” e “PSG” janë dy nga skuadrat që kanë arritur të kenë pikë të plota në kampionatet respektive, madje bardhezinjtë kanë fituar dhe ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve, ndryshe nga sa kanë bërë parizienët, të cilët humbën me Liverpulin në transfertë.

“Paris Saint-Germain” triumfoi 4-1 në “Parc des Princes” në javën e shtatë të Ligue 1, duke kryesuar kampionatin me pikë të plota, por më shumë se suksesi i pritshëm i skuadrës së Unai Emery përbën lajm një rekord historik për klubin parizien. Kurrë më parë “PSG” nuk kishte mundur të fitonte 7 ndeshje radhazi në kampionat, çka tregon se këtë sezon jo vetëm që mbetet favorit absolut për të fituar kampionatin, por diferencat me ekipet e tjera të ashtuquajtura rivale, janë bërë edhe më të mëdha.

Edhe “Juventus” ka nisur pozitivisht sezonin, duke fituar gjashtë ndeshjet e para të Serie A dhe ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve. Në Serie A, “Juventus” ka 18 pikë e ndjekur nga “Napoli” me 15 pikë. /j.p/   

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEkspozita e artistes kosovare tërheq artdashësit në GKA
Artikulli tjetërBashkëpunimi policor, rritje e sigurisë në rajon