40 kompani shqiptare në “Panairin e Gjilanit 2018”
40 kompani shqiptare në “Panairin e Gjilanit 2018”https://ata.gov.al/2018/09/27/40-kompani-shqiptare-ne-panairin-e-gjilanit-2018/Panairi shërben për rritjen e bashkëpunimit mes kompanive si dhe promovimin e produkteve vendase. Në “Panairin e Gjilanit 2018”, morën pjesë rreth 120 kompanive të Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi.
Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E enjte, 27 Shtator 2018
TIRANË, 27 shtator /ATSH/ – 40 kompani nga qytete të ndryshme të Shqipërisë prezantohen në “Panairin e Gjilanit 2018”, në datat 26-28 shtator.
Panairi shërben për rritjen e bashkëpunimit mes kompanive si dhe promovimin e produkteve vendase.
Në “Panairin e Gjilanit 2018”, morën pjesë rreth 120 kompanive të Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi.
“Jam shumë i lumtur që nga Shqipëria ka mbi 40 kompani nga Saranda, Vlora, Durrësi, Tirana etj që janë pjesë e këtij panairi. Për të demonstruar vullnetin që ky panair të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme me një përkushtim edhe më të madh për të arritur atë që duam, shkëmbimi i përvojave të bizneseve, jo vetëm në Gjilan, por në të gjithë rajonin përreth”, – u shpreh ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
“Panairi i Gjilanit 2018”, u organizua në Komunën e Gjilanit, nën kujdesin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kosovë dhe Komunës së Gjilanit.
/gj.mima/j.p/

























