Ballina Ekonomi

Nis rikonstruksioni i godinës së Bashkisë Bulqizë

TIRANË,26 shtator /ATSH- I. Vata/ – Bashkia Bulqizë ka nisur punën për rikonstruksionin e  godinës së saj për shërbime më cilësore për qytetarët.

“Vazhdojnë në mënyrë intensive punimet me objekt “Rikonstruksioni i godinës së Bashkisë Bulqizë”, shprehet bashkia.

Më tej Bashkia shpjegon se “ky është një investim i bashkisë, për ta kthyer godinën e institucionit, në një godinë të denjë dhe me standarde për ofrimin e shërbimeve për qytetarët e saj”. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Microsoft jep 40 milionë dollarë për krizat humanitare
Artikulli tjetërShtatorja e Nënë Terezës vendoset në Rijeka, Kroaci