Ballina Lajme nga Vendi

FOTO/ Ura e Slapit, dëshmi arkitekturore e Labërisë

TIRANË, 24 shtator /ATSH/ – Ura e Slapit është një prej urave më të rëndësishme mesjetare përgjatë rrjedhës së këtij lumi. Ajo ndodhet pranë fshatit Mavrovë dhe ka statusin monument kulture e kategorisë së parë.

Ajo është urë e tipit me një hark me dopjo qemer dhe në të dy anët e harkut ruhet nga një kamare. Ura është ndërtuar në shek. XVII.

Drejt urës së Slapit mund të shkoni me çdo mjet transporti, duke ndjekur rrugën nga qyteti i Vlorës drejt fshatit Mavrovë. DRKK Vlorë ka realizuar restaurimin e saj në vitin 2016.

Përgjatë rrjedhës së lumit Shushicë për të siguruar kalimin dhe qarkullimin e njerëzve dhe mallrave në të dy brigjet e rrjedhës së këtij lumi përgjatë shekujve janë ngritur disa ura, të cilat përveç funksionit praktik, mjeshtëria e ndërtimit të tyre dëshmon dhe për një shije të lartë estetike të banorëve të krahinës së Labërisë./a.a/ /a.g/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUshtarët shqiptarë, të barabartë me forcat partnere në fushën e stërvitjes
Artikulli tjetërPEKIN – Kina: SHBA me akuza të rreme kërcënuese në aspektin tregtar