Ballina Lajme nga Vendi

AKU pezullon nga detyra dy inspektorë

TIRANË, 24 shtator/ATSH/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit duke falënderuar emisionin “FIKS FARE” për denoncimin e transmetuar bën me dije se:

“Menjëherë pas denoncimit me zë dhe figurë nga emisioni investigativ “Fiks Fare”, se dy inspektorë të AKU-së kanë shkelur ligjin e nëpunësit duke marrë ryshfet prej 10 mijë lekë të reja, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm u pezulluan menjëherë nga detyra:
1 – Arben Gupi, inspektor OSH, veteriner
2 – Medi Çela, inspektor OSH, veteriner

AKU inkurajon çdo media, çdo qytetar dhe çdo biznes që të denoncojë menjëherë çdo abuzim me sigurinë ushqimore apo autoritetin e inspektorit. /r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Uashingtoni garanton se nuk kërkon të ndryshojë regjimin në Iran
Artikulli tjetërBIOLOGJI – Flokët mund të nuhasin, molekulat me aromë i ndihmojnë të rriten