Ballina Kulturë

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit, ftesë për të gjithë artdashësit

TIRANË, 22 shtator /ATSH/ Ftesë për të gjithë dashamirësit e teatrit. Kështu e ka cilësuar kryeministri Edi Rama, hapjen e festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit, javën e fundit të shtatorit. Ftesa vjen nga aktorët më të mirë shqiptarë të cilët njoftojnë rikthimin e Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit, ngjarjes më të madhe teatrore të vitit.

Ky festival organizohet me rastin e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, ku nga data 23-30 Shtator, 14 trupa teatrore nga të gjitha trevat shqiptare do të servirin një mozaik kulturor nga të gjitha trevat shqiptare, ku do ku flitet gjuha shqipe.

“Me me këtë ftesë për dashamirët e teatrit, të cilëve me shumë kënaqësi u ofrojmë më në fund një festival mbarëkombëtar në një skenë të re dinjitoze për aktorë të njohur e të rinj, ju uroj një fundjavë të mbarë”, thotë Kryeministri Rama.

Të gjithë dashamirësit e teatrit do të mund të rezervojnë biletat e tyre pa asnjë kosto, pasi ato janë falas. Festivali i teatrit rikthehet pas 6 vitesh mungesë. Por tashmë këtë herë festivali do të ketë jo vetëm vepra shqiptare, por dhe të autorëve të huaj.

Ky festival do të nisë rrugëtimin e tij një javor me komedinë shqiptare “TAG”. TAG” është një realizim tërësisht shqiptar, i prodhuar nga Bashkim Hoxha në bashkëpunim me Andia Xhungën si regjisore, Genc Shkodranin si skenograf, Berina Kokonën si kostumografe dhe Agim Krajkën dhe Sajmir Çilin si realizues të muzikës.

Por kjo nuk do të jetë shfaqja e vetme, pasi edhe 13 shfaqje të tjera nga trupa të gjithë trojeve shqiptare do të jenë pjesë e këtij festivali të rëndësishëm kulturor. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Expressen.se”: Udhëtim në bukurinë e egër shqiptare
Artikulli tjetërHAPËSIRË – Zbulohet materiali më i fortë ndonjëherë, ka formën e makaronave të përdredhura