GJENEVË – Kina parashikon t’i kërkojë OBT-së autorizimin për sanksionimin e SHBA-së me më shumë se shtatë miliardë dollarë në vit.
PARIS – Presidenti francez, Emmanuel Macron takohet me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.
VJENË – IAEA-ja, e ngarkuar me mbikëqyrjen e instalimeve bërthamore iraniane, zhvillon asmblenë e përgjithshme në një çast kritik të marrëveshjes bërthamore me Iranin.
SARAJEVË – Shefi rus i diplomacisë, Sergei Lavrov për vizitë në Sarajevë, kryqyteti i Bosnje Hercegovinës dhe në Banja Luka, kryeqyteti i entitetit serb të Bosnjes.
UASHINGTON – Ministrja kanadeze Chrystia Freeland ndodhet në Uashington për të zhvilluar negociata të reja me administratën Trump për të modernizuar NAFTA (Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Amerikanoveriore). /G.S/






















