Ballina Lajme nga Vendi

Hamilton ul euforinë: +40 pikë? Ka ende kohë për titullin

TIRANË, 19 shtator /ATSH – A. Fortuzi/ – Luis Hamilton, i cili prej dy sezonesh mban titullin e kampionit të botës në Formula 1, duket se është shumë pranë të kurorëzimit për të tretin vit radhazi. Por vetë piloti britanik, gjatë një deklarate për mediet ka ulur euforinë, duke theksuar se 40 pikët në avantazh karshi Sebastian Vetel, rivalit të “Ferrarit”, që është në vendin e dytë në renditjen, nuk janë as shumë as pak, pasi ka ende gara të tjera përpara.

“Të kesh 40 pikë avantazh është pozitive, por ka ende edhe 6 gara deri në fund. Në punojmë më të qetë, por nuk heqim dorë nga mundësia për ta përmirësuar edhe më tej makinën, pasi çdo garë kërkon një impenjim ndryshe”, – tha Hamilton.

“Nuk kam asnjë plan për garat e radhës, se si të shpallem kampion, pasi ky është një sport ku dështimi mund të vijë edhe nga një defekt i vogël i makinës. Unë përpiqem t’i marr garat një e nga një, t’i fitoj të gjitha dhe në këtë mënyrë të shpallem kampion. Punoj dhe i përgatis garat ashtu si gjithnjë dhe nuk kam ndërmend të ndryshoj stilin”, tha piloti britanik i “Mercedes”. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Ndëshkim atyre që krijojnë probleme nga parazitizmi
Artikulli tjetërFOTO/ Vijon puna për restaurimin e Memorialit të Skënderbeut