Ballina Lajme nga Vendi

FUTBOLL- “Liverpuli” mposht ekipin e “Totenhemit”

TIRANË, 15 shtator/ATSH/ – “Liverpuli” ka mposhtur në transfertë ekipin e “Totenhemit” duke vijuar serinë e fitoreve në “Premier Ligë”.

Të besuarit e Klop kanë fituar me rezultatin 1-2 në stadiumin e “Wembley” duke i shkaktuar humbjen e dytë ekipit të “Totenhem”.

Ndeshja u zhbllokua nga mesfushori holandez, Vinjaldum në minutën e 39-të të takimit, i cili shënoi me kokë, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh për “Liverpulin”. Goditjen e dytë ekipit londinez ja dha braziliani Roberto Firminjo në minutën e 54 të takimit, duke i vështirësuar ndeshjen për “Totenhemin”.

Ekipi londinez kërkoi të reagonte por u zgjua shumë vonë, duke shënuar golin e vetëm në minutën e 93-të të takimit, më anë të Lamelas. Ekipi i drejtuar nga Kloop kalon provën e parë të vështirë për sezonin e ri, ndërsa ngjitet në krye me pikë të plota, 15./m.z/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTirana, një nga 3 qytetet me transformimin më të thellë në 2018
Artikulli tjetërFoto/ Pastrohet pas shumë vitesh, pika turistike e Byshekut