TIRANË, 15 Shtator/ATSH/ – Në Ditën Botërore të Pastrimit bashkia e Durrësit ka nisur një aksion për pastrimin e plazhit dhe disa zonave të këtij qyteti, duke larguar mbetjet e akumuluara në këto zona.
Në aksionin e pastrimit janë përshirë institucionet në varësi të kësaj bashkie, shoqata mjedisore si dhe qytetarë të Durrësit.
Bashkia e Durrësit i është bashkuar prej kohësh nismave të tilla gjithëpërfshirëse me impakt social pozitiv për qytetin, komunitetin dhe mjedisin.
Përkujdesje ndaj komunitetit dhe ambientit është nisma e saj, e cila vazhdimisht gjate sezonit turistik kanë zhvilluar ture pastrimi në plazhin e Durrësit.
Këto aktivitete shërbej jo vetëm për pastrimin dhe mbajtjen pastër të mjedisit urban por edhe për ndërgjegjësimin e pushuesve dhe turistëve mbi ruajtjen e pastërtisë dhe shëndetit./m.z/e.caushi/
























